Doni Apartments

Apartamentet e Donit në Ksamil Shqipëri u mundëson klientëve të tij një restorant të menaxhuar prej familjes me një atmosferë miqësore si edhe me pjata me ushqime të freskëta. Restoranti ndodhet në katin përdhes të ndërtesës.

Restoranti ofron kryesisht kuzhinë Mesdhetare si edhe ushqime te pjekura dhe të gatuara, ushqime deti dhe specialitete të vendit.

1. Mëngjesi
Mëngjesi i stilit Anglez mund të ofrohet çdo ditë në restorant për këdo nga klientët sipas kërkesës. Mëngjesi i plotë tradicional Anglez përfshin vezë të skuqura dhe të ziera, proshutë (bacon), domate të pjekura ose të skuqura, kërpudha të skuqura, bukë të pjekur ose bukë tosti, gjalpë dhe sallame të ndryshme. Gjithashtu shpesh ofrohet puding i zi, fasule të gatuara, kekë të ndryshëm, krokante etj.
2. Pjata Tradicionale
Një nga pjatat më të famshme tradicionale në Ksamil Sarandë Shqipëri është Tasqebapi. Tasqebapi është një gjellë me mish të zier sipas kuzhinës Turke. Mishi tradicional për tasqebapin është mishi i qengjit, por në vartësi të shijeve lokale dhe ndalimeve sipas fesë, mund të përdoret edhe mishi i viçit, mishi i dhisë, pulës, peshk dhe më rrallë përdoret edhe mish derri.