Mbi Ksamilin
Ksamili është një qytet i vogël që ndodhet 15km (9 milje) në jug të Sarandës dhe njihet për ekzistencën e disa prej plazheve të vetme me rërë në zonë dhe për ishujt e vegjël që ndodhen në një distancë notimi. E kombinuar me panoramën mbresëlënëse që të le pa fjalë dhe me bollëkun e ushqimeve të freskëta të detit me çmime shumë të lira, kjo e bën Ksamilin një nga vendet më të mira për t’u vizituar ndërkohë që jeni në Sarandë.
Ishujt e Ksamilit premtojnë plazhe pa fund, ujëra llamburitës dhe privatësi të bekuar.
Atraksionet kryesore janë Ishujt Lokalë të Ksamilit. Gjithsesi, ujërat në fshatin e Ksamilit janë më të kaltra sesa do ta imagjinonit, plazhi është si një parajsë dhe ushqimet janë të këndshme. Ksamili është i vendosur në një pozicion ideal, 15 minuta në jug të Sarandës dhe vetëm në një distancë të shkurtër në Veri prej zonës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, qytetit antik Roman dhe Venecian Mesjetar, Butrintit.
1. Plazhet
2. Restorantet
Sugjerimet Tona
Për sugjerime mbi vendet ku mund të shkoni dhe aktivitetet qe mund të kryeni, së pari, mund të kërkoni propozimet dhe rekomandimet tona tek “Apartamentet e Donit” dhe ne do t’ju sugjerojmë të vizitoni gjithçka që i përshtatet dëshirave tuaja. Ju premtojmë se pushimet tuaj në Ksamil do të jene një eksperiencë vërtet e paharruar! Udhëtarët që janë më aventureskë mund të kenë dëshirë të eksplorojnë zonat përreth duke u ngjitur nëpër male dhe duke ndjekur rrjedhat e ujërave të përrenjve përgjatë Rivierës Shqiptare.
Saranda
Për ata të cilët dëshirojnë të bëjnë blerje në dyqane apo dëshirojnë të shikojnë qytetin, rekomandojmë që të bëni një udhëtim të shkurtër deri në qytetin e Sarandës, ku mund të arrini lehtë me makinë apo me autobusin lokal. Qyteti ofron variacion të madh për gjithsecilin që kërkon të blejë diçka të veçantë, duke vizituar tregun lokal, shitësit e rrugës apo dyqanet në rrugët e qytetit.
Saranda është e vendosur në Shqipërinë Jugperëndimore në detin Jon, vetëm pak milje përballë ishullit grek të Korfuzit. Ndodhet afërsisht 280 kilometra larg prej Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Saranda lidhet me portin e qytetit të Korfuzit me anë të tragetit të tipit delfin fluturues, i cili kryen udhëtime dy herë në ditë ndërmjet Sarandës dhe Korfuzit.
Butrinti Antik
Qyteti i Butrintit (Sarandë) është ndoshta një nga destinacionet turistike që në të gjithë botën numërohen me gishtat e vetëm njërës dorë; për faktin se ky qytet antik mund të lëvdohet me kombinimin unik të historisë së lashtë, natyrës panoramike, kulturave unike, monumenteve mbresëlënëse dhe gjetjeve arkeologjike të thesareve antikë.
I konsideruar si djepi i florinjtë i historisë Shqiptare dhe Mesdhetare, Butrinti ofron të dhëna të rralla historike të cilat afirmohen mahnitshëm nga koleksionet e bollshme arkeologjike dhe nga monumentet e shumta. Butrinti u njoh zyrtarisht si zonë e trashëgimisë botërore mbrojtur nga UNESCO, në 1992. Ekzistojnë shumë zona të trashëgimisë botërore të pranuara nga UNESCO në botë, por ajo që e bën Butrintin kaq të veçantë prej zonave të tjera është aftësia e vet për të ruajtur pa shumë mundime trashëgiminë antike të rajonit të Mesdheut.
Burimi "Syri i Kaltër"
Syri i Kaltër është një destinacion turistik popullor në Shqipërinë e Jugut i cili ka aftësinë të të lerë pa frymë. Burimi i Syrit të Kaltër është një prej atyre mrekullive të natyrës të cilat vazhdojnë të mbërthejnë imagjinatën tonë duke filluar që prej zbulimit të vet. Uji akull i ftohtë rrjedh qetësisht me xhentilesë mbi rërën e bardhë duke krijuar një ngjyrë mahnitëse bruz-të kaltër e cila shndërrohet në një ngjyrë të gjelbër të bukur ndërkohë që udhëton rrëshqitshëm mes maleve.
Ky është një burim Vauclusian, i cili në thelb nënkupton se origjinën e ka nga një shpellë. Është një vend ku duket se koha ngadalësohet duke ju dhënë mundësi të pafundme për të admiruar bukuritë e Nënës Tokë; uji këtu është kaq i pastër saqë mund të arrini të shikoni algat dhe bimësinë tjetër ujore të egër në thellësi të zonës përreth. Nuk do të kini dëshirë të ktheheni andej nga kini ardhur nëse vini në Syrin e Kaltër.
Këtu mund të shijoni një ushqim të shijshëm tipik Shqiptar në restorant ndërkohë që magjepseni prej natyrës mahnitëse. Si alternativë, vizitorët mund të hanë në natyrë duke bërë një piknik nën hijen e shumë pemëve dhe ta kalojnë pasditen duke u relaksuar dhe duke përpirë magjinë e Syrit të Kaltër.